29.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Gripi përhapet në gjithë vendin, 188 raste dhe dy vikt*ima deri tani

- Advertisement -

Gripi po përhapet tashmë në të gjithë vendin. Që nga fillimi i sezonit janë regjistruar 188 raste, një rritje prej 77% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik. Deri tani janë raportuar edhe dy persona të vdekur.

Numri më i madh i të sëmurëve është në Gostivar, ndërsa incidenca më e lartë në Maqedonski Brod. Javën e fundit janë regjistruar 83 raste të reja – kryesisht në Gostivar dhe Tetovë. Megjithëse incidenca ende është nën pragun për shpalljen e epidemisë, virusi po qarkullon aktivisht.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar rreth 80 mijë vaksina falas për grupet e rrezikuara, ndërsa deri tani janë vaksinuar mbi 13 mijë persona. Vaksinimi vazhdon përmes qendrave për shëndet publik dhe platformës vakcinacija.mk.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit