18.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Grubi: Kryeheroi ynë, Skënderbeu na la frymëzimin e qëndresës heroike!

Zv/kryeministri i parë, Grubi sot bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kolegët tjerë përkujtuan heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 555 vjetorin e vdekjes.

Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat që lë pas vetes në shërbim të përjetësisë së kombit të tij. Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti Skenderbeu na la frymëzimin e qëndresës heroike, mosgjunjëzimin para padrejtësisë, thirrjen për bashkim mbi kauza të drejta, besnikërinë ndaj idealeve, prandaj edhe 555 vjet pas vdekjes madhështohet figura e tij.

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti në këtë përvjetor lavdie reflektuam mbi atë atdhedashuri dhe krenari arbërore me të cilën u ushqye indi ynë kombëtar për të qenë i pavdekshëm, mbi atë trimëri që e njohu Europa si vlerë të saj.

17 janari sjell në kujtimet tona edhe 41 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe rënien heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, përvjetore që dëshmojnë gjenezën e ruajtuar kombëtare mbi të njëjtat ideale të lirisë, drejtësisë dhe bashkimit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për heroizmin e Skenderbeut dhe të gjithë ata që vepruan për jetësimin e idealeve!

Të ngjajshme

Të fundit