16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Grubi lavdëron Osmanin / Punë e shkëlqyeshme në udhëheqjen me OSBE-në

Zv/kryeministri i parë Grubi ka lavdëruar punën e MPJ, Bujar Osmani në kryesimin me OSBE-në si dhe për organizimin e Këshillit Ministror të OSBE-së, informon POPULLI.mk
ARTAN GRUBI: “Vendi ynë ishte sot nikoqir i Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së duke rrumbullakësuar kështu një udhëheqje të suksesshme me Misionin e OSBE-së dhe duke dëshmuar kapacitetin tonë për të qenë promovues të paqes e stabilitetit në kohëra jashtëzakonisht sfiduese.
Me këtë rast, dua të përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme në krye me ministrin Bujar Osmani për punën e shkëlqyeshme në organizimin e këtij samiti historik që bëri bashkë delegacionet e 57 vendeve anëtare të OSBE-së.
Le të shërbejnë të gjitha organizimet e këtilla për të reflektuar dhe për të vënë në pah domosdoshmërinë e bashkëpunimit për të rigjetur medomes paqen botërore, për të ndalur luftërat dhe për të trasuar rrugën e përbashkët të përparimit!”
© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit