2.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Grubi mirëpriti futbollistin e kombëtares shqiptare, shkupjanin Jasir Asani

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi sot ka mirëpritur në zyren e tij futbollistin shkupjan i cili përfaqëson kombëtaren shqiptare, Jasir Asanin.

Statusi i plotë i Grubit:

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në zyrën time futbollistin tonë, pjesë të Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin.
E përgëzova Jasirin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme në fitoret e kombëtare sonë, për golin spektakolar të shënuar kundër Moldavisë dhe e inkurajova të vazhdojë punën e shkëlqyeshme në drejtim të avancimit të tij profesional në karrierë.
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të karrierës së tij, duke uruar që bashkë me shokët e kombëtares të arrijnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit.

Të ngjajshme

Të fundit