Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka komentuar pritjen e sotme në Sellcë të Tetovës.
Misioni drejt Europës do të ngadhënjejë sepse ai është në zemrat e çdo qytetari të këtij vendi.
Sot banorët e Sellcës,Vicës dhe Llacës dhanë porosinë e qartë se vendi nuk duhet të ndalet në asnjë çast në realizimin e reformave proeuropiane që do të sigurojnë standard më të mirë jetese për të gjithë.
Legjitimiteti i kauzës së Qeverisë sonë proeuropiane buron nga kjo vendosshmëri! Vazhdojmë me përkushtim punën në shërbim të nevojave jetësore te qytetarëve!
Bashkë për në Europë!
