Bashkë me ministrat Bujar Osmani, Jeton Shaqiri dhe zëvendësministrin Bekim Rexhepi u mirëpritëm sot nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputetët e kësaj zone, Arbër Ademi dhe Berat Ајdari për të mbikëqyrur nga afër realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone që kanë përkrahjen e Qeverisë.
Mbikqyrëm asfaltimin e përfunduar të rrugës lokale në fshatin Hotël, investim prej 190.000 eurove të siguruara nga Byroja për viset e pazhvilluara dhe Komuna e Likovës.
Shënuam edhe fillimin e punimeve për realizimin e projektit të rekonstruimit të rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë në drejtim të restoranit Freskia, projekt për të cilin janë ndarë 795.000 euro nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Projekti do të përfshijë rregullimin e rrjetit atmosferik, trotuareve, ndriçimit publik, ndërtimin e murit mbrojtës dhe asfaltimin e tërësishëm të rrugës.
Qeveria në vazhdimësi mbështet realizimin e projekteve të rëndësishme për jetë më cilësore në komunat e vendit!
