9.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Grubi: Pako e re e masave ndihmon gjithë qytetarët e vendit

Në seancën e 88 sotme vendosëm që të prezantojmë pakon e re të masave të cilat në mënyrë direkte ndihmojnë të gjithë qytetarët e veçanërisht kategoritë e veçanta dhe sociale,

– Pakoja e re e masave për përballim të krizës ekonomiko-energjetike prej 350 milionë euro gjatë 2022, gjithë masat e deritanishme kapin vlerë prej 750 milionë euro,

– Programi për energji elektrike për kategoritë e veçanta ndihmon 4 mijë familje, secila familje është ndihmuar me 200 euro,

– Ndihëm për komunat përmes kredive të volitshme në vlerë prej 10.5 milionë euro përmes programit MSIP,

– Kompanitë janë liruar nga TVSH,

– Kreditë e lira për investim në efikasitetin energjetik në vlerë prej 100 milionë euro përmes principit 1+2,

– Nga Prilli deri më tani është subvencionuar me çmim të tregut 80%, 611.000 amvisëri dhe 72.000 konsumator të vegjël kanë fatura pesë herë më të lira, ndihma prej 222,7 milionë euro,

– Pagesa e ndihmës prej 3.000 dënarë për 36.000 amvisëri, ishin ndarë 40 milionë euro,

– 8 milionë euro për 42 mijë qytetarë, edhe atë:

*Në 4 muajt e ardhshëm nga 3 mijë denarë,

*Shfrytëzues të ndihmës sociale,

*Prindër me fëmijë me nevoja të veçanta,

*Prindërit vetushqyes,

*Të papunësuarit (punëtorët nga kompanitë falimentuese)

– Rriten pensionet me Metodologjinë e re për mbi 330.000 pensionistë, 73 milionë euro,

– Subvencionim për sektorin e bujqësisë, 52 milionë euro,

– TVSH-ja ime, 18 milionë euro,

– Ndihmë për shkollat fillore dhe të mesme për energjinë elektrike, 1 milionë euro,

– Furnizim me rrymë për Shtëpitë e shëndetit dhe Klinikat përmes përgjysmimit të çmimit të tregut,

– Kredi të volitshme për kompanitë përmes Fondit garantues të Bankës për Zhvillim, 5 milionë euro,

– Kredi direkte për përkrahje të likuiditetit për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha,

– Kredi për invesim në projekte për efikasitet energjetik me strukturë financimi 60%-40%, 10 milionë euro,

– Energji elektrike dhe ngrohje për Qytetin e Shkupit, sigurohet kredi prej 100 milionë euro.

Të ngjajshme

Të fundit