Sot në Ministrinë për Sistem Politik, u mirëprit nga ministri Artan Grubi i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach i cili u shoqëruar nga ambasadori Matthew Lawson.
Lexoni statusin e plotë:
“Mirëprita sot në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach bashkë me ambasadorin z. Matthew Lawson.
Bashkëbiseduam mbi progresin e shënuar të vendit në rrugën e eurointegrimit, përkrahjen permanente të Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e proceseve të zhvillimit demokratik të vendit mbi parimet e paqes dhe barazisë, si dhe rëndësinë e vazhdimësisë së luftës kundër krimit dhe korrupcionit, procesit të reformave, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e qasjes konstruktive nga të gjitha palët për realizimin e përpiktë të këtyre proceseve kruciale për perspektivën tonë europiane.”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Grubi.