19.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Grubi: Rikujtuam të arriturat kolosale të lirisë e barazisë

Sot BDI dega Çair mbajti dy tubime, në KV Teli dhe Dizhoni 2 ku bashkëbiseduan me aktivistë e bashkepartiakë, informon POPULLI.mk

Grubi u shpreh kështu:

Ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirin, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushin dhe anëtarët e degës të takonim sot aktivistët e këshillave vendor Teli dhe Dizhoni 2.

Rikujtuam të arriturat kolosale të lirisë e barazisë sonë, rrënjët e të cilave qëndrojnë në kontributin e sinqertë të banorëve të çdo këshilli vendor.

Veprimtaria e liderit tonë, Ali Ahmeti dhe e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë dhe mbetet reflektim i kërkesave të popullit ndaj vazhdojmë të dëgjojmë çdo kërkesë të qytetarëve, çdo kritikë që bashkë të trasojmë progresin e së ardhmes, atë drejt horizontit të Europës.

Të ngjajshme

Të fundit