6.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Grubi: Ta ruajmë plisin, e kemi amanet!

Sot u shënua manifestimi kulturor “Dita e Plisit” për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës, informon POPULLI.mk

Të pranishëm ishin shumë figura politike, artistë, këngëtarë etj. Zv/kryeministri Grubi shkroi se Plisi është amanet dhe duhet ta ruajmë.

“Bardhësia e plisit ka ndriçuar gjithmonë rrugët tona, ndriçon edhe sot ndërgjegjen tonë kombëtare për të mos harruar kurrë se kush jemi, për të kujtuar trimërinë e qëndresën heroike të të parëve tanë për liri e dinjitet kombëtar.

Të bardha si plisi i kemi gjithmonë qëllimet kombëtare, gjysh e stërgjysh me atë plis në kokë kanë ruajtur brez pas brezi traditat e mirëfillta, indin tonë kombëtar.

Është kënaqësi që bashkë Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare përmes manifestimit kulturor “Dita e Plisit” vazhdojmë të përkujdesemi për përcjelljen e peshës së madhe të plisit si simbol i yni kombëtar ndër breza.

Plisi është amanet, ruaje!”, ka përfunduar Grubi.

© POPULLI.mk

 

Të ngjajshme

Të fundit