30.8 C
Skopje
E premte, 19 Korrik, 2024

“Gruevski” mollë sherri mes Zaevit dhe Kovaçevskit, ashpërsohet situata brenda LSDM-së!

Zoran Zaev ka hyrë në konfrontim të hapur me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe sekretarin e LSDM-së, Mile Zevçeviq, për shkak idesë që nëpërmjet abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanov, të kthehet Nikolla Gruevski në Maqedoni. Këtë lajm e ka publikuar portali Plusinfo, duke u thirru në burime të larta brenda LSDM-së.

Sipas tyre, operacionin për kthimin e Nikolla Gruevskit është duke e udhëhequr Ali Ahmeti dhe partia e tij, por në pajtueshmëri me krerët e LSDM-së.

Ideja është që Gruevski posa të kthehet në vend të formojë fraksion politik dhe me këtë të ulë rezultatin e VMRO-së në zgjedhjet e ardhshme.

Gjykatësja Supreme Besa Ademi publikisht ka deklaruar se ka presione politike për iniciativën e avokatit Naumovski, ku kërkohet të vlejë falja e ish presidentit Ivanov.

Burimi i Plusinfos thotë se Zaev gjithë këtë e bën me qëllim që të mbrojë interesat e tij të biznesit dhe të mbajë LSDM-në nën kontroll. Ai është në komunikim me liderin e opozitës Mickoski dhe së bashku punojnë kundër iniciativës së BDI-së.

Zaev në bisedën me kryeministrin Kovaçevski ka kërkuar që t’i lëshohet salla e pres konferencës nga ku ka kërcënuar se do të tregojë gjithçka që është duke ndodhur.

“Më besoni nëse ndodh kjo do të ketë njerëz në rrugë. Personalisht e kam udhëhequr Revolucionin laramanë dhe nëse duhet do ta udhëheq përsëri popullin kundër kësaj që po e bëni”, ka thënë Zaev.

Sa i përket pohimeve se ai ka kërcënuar me atë se i kontrollon 15 deputetët, burimi brenda LSDM-së, thotë se Zaev në më tepër raste ka thënë se nuk do të kontrollojë deputetët, dhe se, nëse është nevoja do t’i marr gjithë 45 dhe jo vetëm 15 deputetët.

Sipas Zaevit është e turpshme që Gruevski ta shpëtojë LSDM-në nga humbja.

Të ngjajshme

Të fundit