12.8 C
Skopje
E premte, 17 Tetor, 2025

Gucati, Ahmeti dhe Moisiu do të flasin në protestën për drejtësi në Tiranë

Kanë mbetur edhe disa orë nga protesta gjithëkombëtare që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, nga ku shqiptarët një zëri do të kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Në protestën që do të filloj në orën 17:00, fjalën i pari do ta ketë kryetar i Organizatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK), Hysni Gucati, e më pas edhe ish komandanti i UÇK-së, njëherit lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Siç kishte njoftuar Gucati, fjalim para një numri të madhe të qytetarëve do të flas edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

Rreth protestës së organizuar në Tiranë pati debate të mëdha, e një i ngjashëm përplasi edhe PS-në me PD-në në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa polemika pati edhe mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ngjajshme

Të fundit