14.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Hakerët kërcënojnë të publikojnë gati një miliard fjalëkalime të përdoruesve të TikTok

Hakerët, që veprojnë nën emrin R00TK1T ISC CYBER TEAM, pretendojnë se kanë vjedhur 972,000 fjalëkalime përdoruesish të TikTok dhe po kërcënojnë se do t’i publikojnë ato.

Arsyeja për këtë veprim, siç pretendon ky grup hakerash, është se askush nuk iu përgjigj përpjekjeve të tyre për të kontaktuar TikTok përmes mesazheve direkte.

“Ne i paralajmëruam Bytedance dhe TikTok, por heshtja e tyre flet shumë. Pavarësisht mesazhit tonë të qartë, ata injoruan thirrjet e përdoruesve që u bllokuan, pezulluan ose fshinë nga platforma. Sot po publikojmë një mostër prej 972 mijë përdoruesish të TikTok”, thanë hakerat në deklaratën e tyre.

Mbetet për t’u parë nëse këto pretendime nga hakerat janë të vërteta, pasi kjo do të nënkuptonte sulme masive phishing, marrje llogarish dhe vjedhje identiteti në shkallë të gjerë.

Kompania e sigurisë Cybernews thotë se pretendimet e hakerëve po hidhen poshtë. Ata theksojnë se pretendime të këtij lloji shfaqen herë pas here në të gjitha platformat dhe, megjithëse tingëllojnë alarmante, zakonisht rezultojnë të rreme pas hetimit.

TikTok ka më shumë se një miliard përdorues në të gjithë botën, dhe një zëdhënës i kompanisë thekson se është e mundur që baza e të dhënave me këto të dhëna të rrjedhura të përbëhet nga informacione nga disa sulme të mëparshme, të dhëna të vjetruara ose edhe të sajuara.

Të ngjajshme

Të fundit