16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Haraçina nuk ka ujë, shkak borxhi ndaj EVN-së

Banorët e Haraçinës për tre ditë radhazi nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre, e kjo po ndodh për shkak se EVN e ka ndërprerë furnizimin me rrymë të pompave të ujit të ujësjellësit në komunë. Nga komuna thonë se arsyeja e ndaljes së rrymës janë borxhet të pa paguara që nga viti 2006.

Kryetari i Haraiçnës thotë se kjo është edhe një padrejtësi që po i bëhet komunës sepse një gjë e tillë është toleruar për 15-20 vite.

“Kemi një komunikim të vazhdueshëm me kompaninë EVN-së dhe e kemi lutur që nëse është bërë një tolerancë e tillë vite me radhë prej vitit 2006, ujësjellësi ose pompa që kanë harxhuar atë energji elektrike nuk është bërë asnjë faturë, nuk është kryer obligimi financiar dhe si është e mundur për një moment i gjithë ai borxh të kërkohet. Edhe pse më kanë ofruar disa këste, po ato këste janë të papërballueshme. Kam kërkuar që një farë forme të më lehtësohet ajo barrë financiare që gjithsesi jam i interesuar që ta ofroj, por të ofroj atë çka mundem”- deklaroi Ridvan Ibrahimi, Kryetar I Komunës Së Haracinës.

Pyetëm EVN-në se ku qëndron problem dhe cila është mënyra për të gjetur zgjidhjen? Nga atje na thanë se kontrata për këstet nuk është respektuar.

“Komuna e Haraçinës, për pagesë në këste të borxhit të akumuluar për energji elektrike ka kontratë ekzistuese e cila nuk është respektuar. Kompania EVN ka ofruar kontratë shtesë për pagesë të borxhit të akumuluar në këste, ngaqë ky borxh është i madh dhe i grumbulluar.”- thanë nga EVN.

E derisa komuna do të gjej zgjidhje se si të paguajë borxhin, banorët e Haraçinës do të mbesin pa ujë.

Në Haraçinë për momentin nuk ka as ndriçim publik.

Të ngjajshme

Të fundit