8.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Haradinaj: Jemi më të sigurt nëse anëtarësohemi në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm për sigurinë në Kosovë dhe rajon, po ashtu edhe për paqen në botë.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë në “Ditës së Forcës”.

“Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë. Sot, në ‘Ditën e Forcës’, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë që të kuptohet jeta ushtarake dhe sukseset e vajzave dhe djemve më të mirë të atdheut.

“Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu. Urime ‘Dita e Forcës’, Kosovë!”, është shprehur Haradinaj.

 

 

Burimi Koha.net

Të ngjajshme

Të fundit