2.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

Haradinaj: Nuk duhet shkuar në zgjedhje pa i shteruar të gjitha mundësitë

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë për Kosovën (AAK), Ramush Haradinaj, tha se ai e sheh si shenjë të mirë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme që të mos ndërmerret asnjë vendim për konstituimin të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht.

“Është e mundshme që gjykata e ka paraparë që kaq kohë i duhet për një vendim. Pra i bjen që jemi në një periudhë më dinamike”, tha Haradinaj, para seancës së 52-të konstituive.

Më tej ai tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, por se ato i sheh si opsion të fundit.

“Ne nuk mendojmë se duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shteruar mundësitë për t’i krijuar institucionet”, tha Haradinaj.

Të ngjajshme

Të fundit