17.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Haradinaj pas pezullimit të dialogut strategjik: Situata e paparamendueshme për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.

Haradinaj ka thënë se këto janë ditët më të errëta në historinë e Kosovës.

Postimi:

Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.

I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi.

Të ngjajshme

Të fundit