-0.2 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

Haradinaj prezanton prurjen e re në AAK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati garon për deputet me listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke thënë se janë të vendosur se çka duan për Kosovën.

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij”.

“Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, ka shkruar Haradinaj./Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit