7.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Haradinaj tregon 10 prioritetet e “Kosovës Fituese”

Në një status të fundit në Facebook, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur 10 prioritetet kryesore për një Kosovë fituese, duke theksuar angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ja se cilat janë ato:

1️⃣ Kosova direkt në NATOShënimi i miqësisë të përhershme me ShBA dhe BE.
2️⃣ Rritje ekonomike deri në 7%.
3️⃣ 1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
4️⃣ Pagë mesatare 1000 euro dhe pensione mbi 500 euro.
5️⃣ Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
6️⃣ 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
7️⃣ Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
8️⃣ 6% e GDP për edukim e arsim dhe reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
9️⃣ Mërgata pjesë e vendimmarrjes dhe me status të investitorëve strategjikë.
🔟 Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.

Ky plan ambicioz reflekton përkushtimin e Haradinajt për të fuqizuar shtetin e Kosovës dhe për të ofruar mundësi të reja për qytetarët e tij.

Të ngjajshme

Të fundit