5.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Harry Kane, golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Tottenhamit

29-vjeçari, me golin që realizoi ndaj kampionëve në fuqi të Manchester City-t këtë të diel, la pas, James Peter Greaves, i ndarë nga jeta në vitin 2021, në moshën 81-vjeçare, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Tottenhami.

Kane e arrin shifrën e 267 golave ​​në takimin e 412-të (301 takime në Premier League), ndërsa James Greaves shënoi 266 gola në 379 ndeshje.

Ai është gjithashtu lojtari i tretë në histori me më shumë gola në Premier League: 200. Më shumë se Kanë në elitën e futbollit anglez kanë shënuar Alan Shearer (260) dhe Wayne Rooney (208).

Të ngjajshme

Të fundit