13.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Haxhiu: Vendimi për Thaçin i padrejtë dhe absurd

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për moslejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.

Haxhiu ka thënë se ky është vendim i padrejtë dhe absurd.

Haxhiu ka paralajmëruar se do t’i shkruajë kryetares se Dhomave të Specializuara.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

 

 

Burimi /21Media

Të ngjajshme

Të fundit