Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi të mërkurën se nëse Izraeli do luftë me Libanin, këta të fundit nuk ia kanë frikën.
Nasrallah po mbante një fjalim të planifikuar paraprakisht për të shënuar rastin e katër vjetorit të vrasjes së komandantit ushtarak të Forcës Quds të Gardës Revolucionare iraniane Qasem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror të SHBA-së në Irak në janar të vitit 2020.
Fjalimi i Nasrallah pason gjithashtu vrasjen e liderit të lartë të Hamasit, Saleh Al-Arouri në një shpërthim në Bejrut të martën, për të cilin një zyrtar amerikan i tha CNN se ishte shkaktuar nga një sulm ajror izraelit.
Tensionet janë përshkallëzuar midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga sulmi i 7 tetorit 2023 dhe lufta që pasoi midis Izraelit dhe Hamasit, e cila ka shkaktuar frikën e një përhapjeje në një konflikt më të gjerë rajonal.
“Një luftë me ne do të jetë jashtëzakonisht e kushtueshme”, tha ai, duke shtuar, “atëherë do të ishte në interesin e Libanit që të shkonte në luftë deri në fund”.
“Krimi i djeshëm ishte i madh dhe i rrezikshëm”, tha Nasrallah për vdekjen e Al-Arouri. “Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje dhe ndëshkim. Mes nesh dhe armiqve tanë ka kohë dhe fushëbetejë”.
Burimi © KOHA.
