1.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Hoxha: PDE-ja do të jetë modeli i ri i politikës në vend

Gjatë prezantimit të partisë më të re në vend, Partia Demokratike Evropiane, themeluesi i saj Arjanit Hoxha në një prononcim për mediat tha se kjo parti do të jetë frymë e re dhe një sinjal i ri i politikës në vendin tonë. Ai theksoi se e i gjithë fokusi i kësaj partie do të jetë integrimi i vendit tonë në BE.

“Partia Demokratike Evropiane është një nisëm e re e të gjithë mendimtarëve që deri më tani kemi bashkëvepruar bashkërisht. Kjo frymë e re do të jetë një sinjal i ri dhe model i ri i politikës. Edhe pse momente dhe koha për themelimin e kësaj partie mund të duket absurde, por në të ardhmen veprimet politike do ta vlerësojnë si gjënë më të duhur. Nga sot skena politike do të pasurohet me një vlerë të shtuar e cila do të sjellë demokratizimin e vendit dhe vlerat evropiane. Fokusi ynë kryesor është integrimi i vendit në BE.”- tha Hoxha.

Të ngjajshme

Të fundit