Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe nuk është një kërcënim për fqinjët e saj apo për Perëndimin.
Në një intervistë për BBC në Damask, ai bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
“Tani, pas gjithë asaj që ka ndodhur, sanksionet duhet të hiqen sepse ato ishin në shënjestër të regjimit të vjetër. Viktima dhe shtypësi nuk duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë”, citohet të ketë thënë ai.
Sharaa udhëhoqi ofensivën e rrufeshme që rrëzoi regjimin e Bashar al-Asad më pak se dy javë më parë.
Ai është udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi dominues në aleancën rebele.
Ai mendon se HTS duhet të hiqet nga lista si një organizatë terroriste pasi si e tillë ishte caktuar nga OKB-ja, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, ndër shumë të tjera, pasi filloi si një grup i ndarë i al-Kaedës, nga i cili u shkëput në vitin 2016.