21.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

“Humbje që nuk përshkruhet me fjalë” – Dehari i prekur nga aksi’denti fatal në Shitovë

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari nëpërmjet një postimi ka reaguar ndaj aksidentit tragjik i cili ka ndodhur mbrëmë në magjistralen e rrugës Kërçovë-Gostivar ku humbën jetën tre persona.

Dehari ka shkruar se kjo është një humbje që nuk përshkruhet me fjalë.

“Një aksident tragjik na mori dy njerëz të dashur, Hadi dhe Besa Eminin nga Shitova — prindër të tre fëmijëve të vegjël. Humbje që nuk përshkruhet me fjalë… Dy jetë të ndritura u shuan para kohe, duke lënë pas dhimbje të thellë.

Lusim Zotin t’i mëshirojë dhe t’i bëjë banorë të parajsës. Ndërsa për tre fëmijët dhe gjyshen që i mbijetuan kësaj tragjedie, lutemi për shërim, për jetë, për forcë. Urojmë që Zoti t’i mbështesë me dritën e Tij në çdo hap të së ardhmes, si dhe për forcë e durim për familjarët në këto çaste të rënda”. ka shkruar ai.

Të ngjajshme

Të fundit