1.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

I riu nga Istogu therret me thikë, u mbijeton 7 plagëve!

Një 25-vjeçar është therur me thikë të mërkurën pasdite në fshatin Saradran të Istogut.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se i riu ka marrë rreth shtatë plagë nga therja.

“Rreth orës 17:40 Policia është njoftuar se një person është therur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në emergjencë të Spitalit dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë kompetente janë në vendngjarje dhe pritet të bëhet cilësimi i rastit”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Të fundit