Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, njëherit një nga liderët e koalicionit VLEN, sonte ka qëndruar në Serovë, lagjen ku ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij, ku u hap edhe shtabi lokal i Këshillit Vendor “Sami Frashëri”, informon POPULLI.mk
Në këtë aktivitet, Ibrahimi ishte i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, bartësi i listës për Çair, Muhamed Murtezi, si dhe bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Zekirija Berisha.
“Entuziazmi që nisi më 8 maj, më 19 tetor do të betonohet me fitoren e VLEN. Ky masivitet sonte tregon një gjë të qartë: Çairi nuk toleron më të udhëhiqet me telekomandë nga Zajazi. Serova VLEN! Çairi VLEN!”, deklaroi Ibrahimi para të pranishmëve.
Ky tubim u pa si një mesazh i qartë i koalicionit VLEN për të treguar fuqinë organizative dhe mbështetjen që po fiton në Çair, komunë e cila konsiderohet ndër më vendimtaret në kryeqytet. / © POPULLI.mk



