1.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Ibrahimi: Fillon kapitulli i dytë për Tetovën

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e fitores madhështore në Tetovë, raporton Alfax.mk

Ibrahimi shkruan se mbrëmë Tetova ka dëshmuar se nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet.

“Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet, për t’iu zgjatur jeta politike askujt. Mbrëmë në festën e mikut tim Bilall Kasami, bashkë me krerët e VLEN-it! Urime Tetovë, urime tetovarë! Sot atje fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një vazhdimësi e projekteve në të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Të fundit