Të dashur sportdashës dhe qytetarë të komunës sonë,
Me kënaqësi dhe krenari të veçantë përgëzoj klubin tonë të dashur, KF Shkëndija, për kualifikimin në Ligën e Dytë!
Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhur dhe shpirtit luftarak që e karakterizon ekipin tonë.
Ju falënderojmë për emocionet dhe krenarinë që na dhuruat të gjithëve. Ky është vetëm fillimi i një rruge të re dhe të suksesshme për sportin në komunën tonë. Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim sportin dhe të rinjtë tanë, sepse besojmë se përmes sportit ndërtojmë komunitete më të forta dhe më të bashkuara.
Përpara Shkëndija – së bashku drejt fitoreve të reja!
Ridvan Ibraimi
Kryetar i Komunës së Haraçinës




