14.8 C
Skopje
E martë, 14 Maj, 2024

Ilir Meta ndryshon diçka në logon e Partisë së Lirisë

Ilir Meta u vetëshpall president i Partisë së Lirisë në Konventën e 27 prillit. Pas vetëshpalljes, ai ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim në PL.

Teksa ka ndarë një video me ish-zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, Meta lajmëron edhe vendosjen e ngjyrës së gjelbër në logon e Partisë së Lirisë.Sipas Metës, kjo ngjyrë simbolizon pranverën dhe rigjenerimin.

“Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.

Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë!

Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!”, shkruan Meta krahas postimit.

Të ngjajshme

Të fundit