20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Imeri-Stafai: Bashkojuni Izetit, beteja e tij ishte e drejtë!

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai ka reaguar nëpërmjet një statusi pasi SHBA shpalli persona “non grata” Artan Grubin, duke ju drejtuar të tjerëve që janë në BDI t’i bashkohen Izet Mexhitit sepse kauza e tij ishte e drejtë, informon POPULLI.mk

“Sonte edhe oficialisht u konfirmua se beteja jonë në krye me Izetin ishte e drejtë. Sonte SHBA betonoi se kauza jonë ishte e sinqertë!
A ju kujtohen sa shumë deklarata, pres konferenca, takime me qytetarë, debate e aktivitete janë bërë. A ju kujtohen sa shumë shpifje, etiketime, goditje nën brez kemi marrë? A e keni parasysh sa figura janë djeg nga mendësia e kësaj BDI të shpërfytyruar?
Miq, këtë që po e shkruaj nuk po e bëj për karshillëk. Por se mendoj që të gjithë ish-bashkëpartiakët tanë të sinqertë, që kemi qenë bashkë në shumë beteja, me të cilët edhe sot takohemi rrugës dhe përshëndetemi e bisedojmë, duhen të reflektojnë. Të reflektojnë se kjo BDI e humbi idealin. Të reflektojnë se a duan ende të jenë pjesë e një subjekti që tanimë më së shumti njihet për anëtarët e saj në listat e zeza amerikane. Të reflektojnë e t’i bashkangjiten Izetit, sepse gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve.
Të dashur ish-bashkëpartiak, beteja për të drejtat e shqiptarëve do të vazhdojë. Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi të ri!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit