Tre persona nga Shkupi janë nën hetim për tentativë vrasjeje pas një incidenti të dhunshëm më 1 qershor para një klubi fitnesi në Çair.
Gjatë përleshjes fizike, një person u godit me thikë në disa pjesë të trupit dhe dy të tjerë u plagosën duke tentuar ta ndihmonin. Prokuroria kërkoi paraburgim për të tre, ndërsa MPB njoftoi se G.A. u dërgua në paraburgim 30-ditor, ndërsa B.S. dhe A.S. në arrest shtëpiak për ndihmë në kryerjen e veprës penale.




