-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Injorimi dhe anashkalimi i Avokatit të popullit në RMV është veprim i papranueshëm

Ejup Berisha

Avokatin e popullit të RMV-së Z Naser Ziberi po e injoron Qeveria e vendit duke mos e ftuar të njëjtin nëpër takime dhe konsultime të ndryshme e të rëndësishme, kjo nëse është e vërtetë është sinjal alarmi e shqetësimi dhe qështje për tu trishtuar meqë nëse Qeveria e injoron Avokatin e popullit atëher ajo po na injoroka edhe të gjithë neve qytetarëve e vendit. Nëse kjo është kështu siç ka pohuar Avokati i popullit në një intervistë tlevizive në një medium elektronik në gjuhën shqipe të kryeqytetit para disa dite, atëher e njëjta gjë është tregues se Qeveria nuk mban llogari për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet ekzistuese të vendit. Pra Z.Ziberi mos u shqetësoni sepse nuk jeni vetëm ju të injoruar dhe të anashkaluar këtu, por në të njejtën gjendje janë edhe të gjithë qytetarët të RMV-së të paktën ankesat e tyre janë të tilla në opinion. Z.Ziberi mos harroni se këtu në RMV është krijuar praktikë që gjithkush ta injoron dhe ta anashkalon gjithkend, pra këtu egziston një garë e madhe se kush kë po e injoron më shumë gjë që nuk është gjest i mirë. Çfar dua të themë kur Qeveria e RMV-së e injoron Avokatin e popullit,ky veprim përsëris është shumë tragjik jo vetëmse për Avokatin e popullit por edhe për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Prandaj një fenomen i tillë nuk duhet asesi të lejohet që të ndodhë më. Injorimi i Avokatit të popullit nga institucionet shtetrore këtu në RMV është tregues se duhet domosdo të ngritet vetëdija e tyre për njohjen e rolit dhe të rëndësisë që e ka Avokati i popullit këtu në vendin tonë në sistemin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit të cilat mund të shkilen dhe të mos respektohen në çdo çast me ndojë akt të institucioneve shtetërore dhe publike. Rol dhe pozicion shumë të rëndësishëm dhe të pakontestueshëm në shtetet e botës ka Avokati i popullit në Mbretërinë e Suedisë. Ky sipas asaj që e kamë lexuar dhe kamë dëgjuar për të atje është personi i dytë pas mbretit edhe pse Suedia njihet si shtet i cili në masë të konsiderueshme i respekton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Prandaj edhe këtu te ne Avokati i popullit duhet të gëzojë respekt dhe reputacion më të madh në shtet dhe në shoqëri, kjo edhe për faktin se shtetet e Ballkanit qëndrojnë shumë shumë më dobët se Suedia me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mosinjorimi dhe mosanashkalimi i Avokatit të popullit këtu te ne duhet të ndodhë meqë për momentin Avokat i popullit është një personalitet shumë i aftë intelektualisht, një jurist shumë i pergatitur profesionalisht si dhe një individ me kredibilitet e me virtyte të larta morale, familjare dhe njerëzore e ky është Z.Naser Ziberi.

Të ngjajshme

Të fundit