5.8 C
Skopje
E hënë, 28 Tetor, 2024

Inter – Juventus / Një ndeshje me 8 gola, por pa fitues

Inter dhe Juventus u ndanë pa fitues në “derbin e çmendur” në Milano, duke luajtur baras me rezultatin 4:4.

Nero-azurët kaluan në epërsi në minutën e 15-të nga penalltia, pasi Danilo bëri një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë, të cilën me saktësi e realizoi Piotr Zielinski.

Juventus u rikthye në lojë në minutën e 20-të kur Weston McKenney dërgoi një top të shkëlqyer te Dushan Vlahoviq për barazimin 1:1.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Francisco Conceisao dërgoi një top të përsosur dhe Timothy Wea shënoi për epërsinë e mysafirëve 1:2.

Interi barazoi në minutën e 35-të përmes Henrikh Mkhitaryan. Markus Khephren Thuram pati një mundësi të mirë për të gjuajtur, por vuri re se kolegu i tij nga Gjeorgjia ishte në pozicion më të mirë dhe i pasoi topin për golin e dytë të skuadrën këtë ndeshje.

Nuk kishin kaluar as dy minuta kur Pierre Kalulu ndërhyri në mënyrë të paarsyeshme në zonën e rreptësisë për një tjetër penallti për Interin, të cilën Piotr Zielinski e realizoi për epërsinë 3:2, në minuta e 37-të.

Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi me një gol tjetër në minutën e 53-të përmes Denzel Dumfries, i cili reagoi ndaj topit nga e para dhe shënoi për 4:2. Interi humbi mundësi të mira përmes Di Gregor dhe Lautario Martinez dhe përfundimisht erdhi ndëshkimi.

Ishte minuta e 71-të kur Kenan Yildiz bëri një sllallom përmes mbrojtjes së vendasve dhe shënoi për 4:3. Po i njëjti lojtar 11 minuta më vonë doli serish në skenë për barazimin 4:4, pas asistimit të Weston McKenney.

Davide Frattesi pati një shans të madh për t’i siguruar fitoren Interit në minutën e parë të kohës shtesë, por mbrojtja e Juventusit arriti të bllokojë goditjen e tij.

Napoli renditet i pari në tabelë me 22 pikë, ndjekur nga Interi me 18, Juventusi i treti 17 dhe Atalanta, Lazio dhe Udinese me nga 16 pikë.

Ndeshja e fundit e xhiros së nëntë në Serie A aktualisht po zhvillohet në Firencë, ndërmjet Fiorentinës dhe Romës.

Të ngjajshme

Të fundit