Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e ka mposhtur Barcelonën si vendas me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për “Nerazzurët” e shënoi mesfushori Hakan Calhanoglu, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 45+2’ të ndeshjes.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ku në xhiron e kaluar u mposht nga Bayern Munichu me shifrat 2:0.
Po ashtu, krahas ndeshjes mes Interit e Barcelonës u zhvillua edhe takimi mes Liverpoolit dhe Rangers, ku “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp shënuan fitore me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi ylli anglez Trent Alexander-Arnold me një super gol në minutën e 7’ nga gjuajtja e lirë, kurse golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Mohamed Salah nga pika e bardhë në minutën e 53’.
Ndërkaq, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Napolit, e cila e ka shkatërruar me rezultat 6:1 si mysafire gjigantin holandez, Ajax.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich 5:0 Plzen
Marseille 4:1 Sporting CP
Ajax 1:6 Napoli
Club Brugge 2:0 Atletico Madridi
Eintracht Frankfurt 0:0 Tottenham
FC Porto 2:0 Bayer Leverkusen
Inter 1:0 Barcelona
Liverpool 2:0 Rangers.