-7.2 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Interi i pathyeshëm, eliminon Bayernin dhe shkon në gjysmëfinale!

Spektakël, emocione dhe golat nuk munguan në “Giuseppe Meazza”, ku Interi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas një barazimi 2:2 ndaj Bayern Munich. Me fitoren 1:2 në ndeshjen e parë në Gjermani, italianët kalojnë më tej me rezultat të përgjithshëm 4:3, shkruan POPULLI.mk

Takimi i sontëm nisi me intensitet të lartë. Lautaro Martinez dhe Benjamin Pavard shënuan për zikaltërit, ndërsa Bayern reagoi me anë të Harry Kane dhe Eric Dier.

Në fund, ishte Interi që festoi – me përvojën, vendosmërinë dhe efektivitetin që e karakterizon. Një tjetër hap i madh për skuadrën e Inzaghit, që tani sheh nga lart: gjysmëfinalet presin! / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit