17.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Mars, 2025

Interpelanca/ FE “votbesim” ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Interpelanca e VMRO-së dhe shumicës parlamentare ndaj antarëve  Këshillit Gjyqësor ka provokuar Frontin Europian, për të ngritur  ngritur interpelancë kundër anëtatarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi paralajmëruar që ekziston mundësia që ne si Front Europian të ngrisim interpalanca për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sepse vlerësojmë se janë duke bërë një tendencë të rrezikshme në kuptim të rrezikimit të kohezionit të brendshëm ndër-etnik duke pasë për bazë peshën dhe rëndësinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve” – tha Elmi Aziri.

Azirit ju përgjigj deputeti i VMRO-së, Toni Jarevsmi.

“Është legjitime, nëse një gjë u lejohet nga Rregullorja e punës, nëse kanë të drejtë le ta dorëzojnë këtë iniciativë, ne jemi këtu, do të bisedojmë, bisedojmë dhe do të kemi sigurisht edhe qëndrimin tonë, në bazë të diskutimeve të vet pikës” – tha Jareski.

Mundësine ngritjes së interpelancxës ndaj antarëve të gjykatës Kushtetuese e ka komentuar edhe zv.ministri i Drejtësisë, Alen Dereban.

“Nuk mund të flas mbi supozime se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por sipas situatës aktuale, faktike mund të flas vetëm për faktet dhe argumentet që ekzistojnë për momentin” – tha Alen Dereban.

Kujtojmë se dje, Shumica Parlamentare e udhëhequr nga VMRO-ja me mbështetje të VLEN, ZNAM dhe Levicës votoi interpelancën kundër pesë anëtarëve të këshillit gjyqēsor duke shtuar tashmë se ata duhet të dorëhiqen. /tvklan.mk/

Të ngjajshme

Të fundit