2.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Investim historik për lagjen Sahat Kulla, banorët mirëpresin projektet e reja

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu sot ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Sahat Kulla ku i ka informuar për projektet infrastrukturore që do të realizohen në të ardhmen e afërt, informon POPULLI.mk

“Sot pasdite, së bashku me stafin tim, zhvillova një takim informues me banorët e lagjes Sahat Kulla, ku i informuam mbi projektet infrastrukturore që do të realizohen në këtë zonë. I njoftuam qytetarët se këtë vit do të fillojnë procedurat për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në 10 rrugica të lagjes, një investim i rëndësishëm me vlerë prej 1 milion euro, që synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës.

Kur planifikimi dhe realizimi i buxhetit komunal bëhen në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, duke marrë parasysh nevojat dhe propozimet e tyre, rezultatet janë më domethënëse dhe na motivojnë për t’u angazhuar edhe më shumë. Mikpritja dhe kënaqësia e banorëve për këtë formë bashkëpunimi na japin vullnet për të vazhduar përkushtimin tonë në zhvillimin dhe përmirësimin e lagjeve tona.” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit