5.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Investime historike në shkolla, rrugë dhe infrastrukturë, Mexhiti: Investojmë +250 milionë euro për komunat

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, theksoi se qeveria po realizon investimin më të madh historik për komunat e Maqedonisë së Veriut, pa dallime politike, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, informon POPULLI.mk

Ai nënvizoi se janë duke u ndërtuar shkolla, çerdhe, salla sporti, rrugë, infrastruktura e përmirësuar rrugore dhe nëntokësore, biblioteka, si dhe pishina, duke përfshirë çdo vendbanim të vendit.

“Duke filluar nga Radusha, Zajasi, Likova, Saraji, Haraçina, dhe deri në qendrat e qyteteve të mëdha si Tetova, Gostivari, Çairi, Struga dhe Kërçova, do të jemi prezent dhe do të investojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët,” tha Mexhiti.

Ai gjithashtu informoi se thirrja për investime prej 250 milionë eurosh është ende e hapur, dhe deri tani janë dorëzuar 160 formularë aplikimesh nga komunat për projekte konkrete. Ky është një shenjë pozitive për angazhimin dhe përkushtimin e autoriteteve lokale në zhvillimin e infrastrukturës.

“Ftoj të gjitha komunat që të vazhdojnë aplikimet në këtë thirrje, e cila ka afat deri më 30 prill 2025,” tha Mexhiti, duke shtuar se ky investim do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai siguroi se puna për zhvillimin e vendit do të vazhdojë pa ndërprerje, për të arritur një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Të ngjajshme

Të fundit