LSDM: NË VITIN 2022 PËR INVESTIME KAPITALE 465 MILION EURO
Socialdemokratët thonë se viti 2022 ka përfunduar me realizimin më të madh të investimeve kapitale në vlerë prej 465 milionë euro. Sipas tyre, sic percjell KlanM, në kohën e krizës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, janë realizuar 90% e projekteve të planifikuara kapitale
“Kjo na jep të drejtë që në vitin 2023 të hyjmë me ambicje më të mëdha. Për këtë vit në buxhet janë planifikuar 800 milion euro për investime kapitale, që madje për 51.8% është më shumë se në vitin 2022” – tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Por, sic njofton KlanM, për VMRO-DPMNE-në investimet e përmendura nga LSDM-ja, janë investime kapitale fictive. Sipas opozitës për 5 vite janë harxhuar 20 miliardë euro nga buxheti dhe nuk janë realizuar premtimet.
“Qytetarët ende presin përfundimin e autostradës Ohër – Kërçovë ose dy kilometrat deri në Bllacë. Qytetarët lexojnë për kolapsin e trafikut hekurudhor, kurse LSDM na bind se ndërtohen hekurudha. Gazsjellësi primar që duhej të ishte gati në 2019 ende s`ka përfunduar” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja dhe BDI-ja janë të fokusuar vetëm në thithjen e mjeteve buxhetore dhe sic thonë, të bëjnë gjimnastikë statistikore.
