Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina gjatë ditës së sotme i është bashkuar LDK-së.
Pas këtij aderimit, Pantina ka thënë se LDK është bërë adresë e atyre që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar mes tjerash Pantina në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.
LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie.
Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Na priftë e mbara!
