17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Ish ‘Miss Maqedonia’ theu 11 brinjë, u rrëzua duke bërë selfie

Ish-missi maqedonas, Emilia Rozman pësoi një aksident të shtunën e kaluar në vendbanimin prehistorik “Gjiri i Kockave” afër Ohrit.

Sipas raportimeve të mediave, ajo thuhet se ra derisa ishte duke bërë një selfie.

Ajo dyshohet se ka rënë duke bërë fotografi pranë një gardhi metalik në afërsi të “Gjirit të Kockave” dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ajo me mjet të ndihmës së shpejtë mjekësore është dërguar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër, ku është mbajtur për tretman të mëtutjeshëm, shkruan mediumi maqedonas Sloboden Pecat.

Tani, Emilia është më mirë dhe ka postuar disa foto nga spitali në rrjetet sociale dhe ka shpjeguar saktësisht se çfarë ka ndodhur në ditën fatale. Siç shpjegon ajo, ajo ka rënë nga lartësia 7 metra dhe ka thyer 11 brinjë, si dhe ka pasur një dëmtim në mushkëri.

 

 

Burimi /21Media

Të ngjajshme

Të fundit