1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

“Ismail Qemali” emërohet një rrugë në Staten Island – New York

Kryeministri i parë shqiptar Ismail Qemali, me emër rruge në Staten Island, New York

Siç edhe ai kishte paralajmruar me parë, në komunitetin shqiptar, zoti Naser Nika, me iniciativën e tij, lidhjet e tija të forta që thot ai ka me zyrtar të lart të shtetit dhe qytetit të Nju Jorkut, në Maj 2023, një rrugë në qytetin e Staten Island, New York, do të marrë emrin Ismail Bej Qemalit, firmëtar i pavarësisë së Shqipërisë, ish Kryeministër i parë i Shtetit Shqiptar.

Kur bëhet fjalë për aktivistin Nika, duhet cekur se ai është duke punuar me përfaqësuesit e qytetit ishullor Staten Island-New York, Kongresisten e distriktit Staten Island, Nikolle Malotakis,asambleistët, senatorët e shtetit, këshilltarin David Carr, dhe zyrtar tē tjer vendor, përfshirë dhe presidetin e qytetit SI, Vito Fosella, “ që gjuha shqipe të mësohet si gjuhë e dytë në ato shkolla, ku ka një numër të konsiderueshëm të nxënësve shqiptarë”

Po ashtu ai deklaroi, se në synimet e tij të ardhme është edhe ajo për të siguruar lejen për ngritjen e një permendoreje, ose busti të paktën të heroit tonë kombëtar Adem Jasharit në Staten Island – New York”.

Kështu që duke pritur Majin, duket se këto janë vetëm disa nga angazhimet e veprimtarit njohur shqiptaro-amerikan Naser Nika, i cili thotë se me initiativen e tij dhe mbeshtetjen e komunitetit shqiptar në Staten Island, po bëjnë një punë të madhe për ngritjen e vlerave tona kombëtare në SHBA.

Dje, në kryeqytetin e e Nju Jorkut, z.Albany, së bashku me kryetarin e Shoqatës Ulqini, Xhemo Lanica, dhe aktivistin Arb Shabani, njoftohet se kan marrë pjesë në një seancë të veçantë të Asamblësë (Kuvendit) të Nju Jorku, për Buxhetin Shtetror.

Gjatë kësaj vizite “delegacioni” nga Staten Island, bëhet e ditur se u njoh zyrtarisht nga puna e 101 asamblesiteve të Asamblesë së Shtetit të New Yorkut, në kryeqytetin e saj Albany(NYS).

Gjatë këtyre takimve në kordinim me iniciatorin z.Naser Nika, në njoftim thuhet se disa këshilltar dhe asambleist, deklaruan se do të japin ndihmë në emërimin e rrugës me tabelen sinjalistikë “Ismail Qemali”, në muajin Maj në njërën nga rrugët e para në hyrje në Staten Island, e cila dotë njihet me emrin e kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.

Xhemo Lanica, i cili me shoqatën Ulqini të cilën ai drejton, ka një kontribut të madh në komunitet me aktivtetet e Shoqatës Ulqini, tha se ndërsa sesioni drejtohej nga asambleisti z. Sam Pirozzolo, nè “arritëm të siguronim mbështetjen dypartiake nga demokratët dhe republikanët për çështjen e kësaj nisme të madhe simbolike, që një rrugë në Staten Island, New York – të marrë emrin e Ismail Qemalit,”, e cila pohon ai është inisiativë e tëra e veprimtarit të njohur Naser Nika.

Ai tha se një faleminderim të veçantë me këtë rast drejton për asambleistët Sam Pirozzolo, Charles Fall, Michael Tannousis dhe Senatoren e Shtetit të Nju Jorkut Jessica Scarcella-Spanton, Kryetarin e nderuar të Asamblesë së NYS, z.Jeffrion L. Aubry dhe të gjithë përfaqësuesit e Nju Jorkut për përkrahjen e tyre.

“Pas kësaj ngjarje të mrekullueshme, ne bëhemi gjithnjë e më të sigurt se shqiptarët e Nju Jorkut kanë një të ardhme të ndritur përpara” tha Lanica.

Inaugurimi i rrugës deklarojë Nika, mendohet të bëhet në mesin e muajit Maj të këtij viti.

Me këtë rast, zotëri Nika falenderon të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak që votuan për këtë propozim, por në veçanti falenderon Këshilltarin e zonës ku jeton, zotin David Carr.

Të ngjajshme

Të fundit