Pas vendimit të koalicionit VLEN për të vazhduar qeverisjen me VMRO-DPMNE-në, ka reaguar ashpër një nga liderët kyç të këtij blloku politik, Izet Mexhiti, informon POPULLI.mk
Në një postim të drejtpërdrejtë dhe simbolik, Mexhiti ka shigjetuar Arben Taravarin, ish-bashkëudhëtarin, duke e akuzuar për hipokrizi dhe mungesë sinqeriteti në betejën për ndryshim.
“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në. Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë,” shkruan Mexhiti.
Ai përfundon me një mesazh të qartë: “Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë. Dyftyrësia… nuk ia VLEN!”
Me këto fjalë Izet Mexhiti tregon qartë se Taravari do të mbetet i përjashtuar nga Qeveria. / © POPULLI.mk