25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Izet Mexhiti po merr përkrahje të madhe edhe nga komandantë dhe ish-ushtarë të UÇK-së

Kandidati i VLEN-it për komunën Çair, Izet Mexhiti po vazhdon të fitojë përkrahje të gjerë nga figura të njohura të luftës dhe të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, informon POPULLI.mk

Që nga momenti i ndarjes së tij nga BDI, një numër i konsiderueshëm komandantësh dhe ish-ushtarësh të UÇK-së i janë bashkuar vizionit të tij për ndryshim, duke e parë Mexhitin si përfaqësues të denjë të vlerave kombëtare dhe të sakrificës së brezit të luftës.

Ky numër po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa së fundmi përkrahja ka ardhur edhe nga disa prej emrave më të njohur të luftërave të fundit shqiptare. Ndër ta, veçohet Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, një prej figurave më të respektuara të dy luftërave të UÇK-së, në Kosovë dhe në Maqedoni. Nga një aktivitet në lagjen Dizhon të Çairit, komandant Hoxha i hapi dyert e shtëpisë për ta mirëpritur Izet Mexhitin, personin të cilin e kishte përkrahur që nga fillimi edhe kur e themeloi Lëvizjen Demokratike.

Përkrahja e tij konsiderohet si një sinjal i fuqishëm moral dhe simbolik për drejtimin që ka marrë Izet Mexhiti dhe forca e tij politike, që synon të ndërtojë një realitet të ri politik mbi parime të dinjitetit, meritës dhe përfaqësimit të vërtetë kombëtar. / © POPULLI.mk