22.2 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Izet Mexhiti: Serava është me ne në rrugën e fitores!

Kandidati për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Seravë, ku ishte mysafir në familjen e Ismet Ramukës. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, oborri i shtëpisë u mbush me qytetarë që kishin ardhur për ta takuar, informon POPULLI.mk

“Çdo shtrëngim duarsh dhe çdo përshëndetje tregonte qartë se Serava është me ne, në rrugën e fitores, në rrugën që vlen”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se Çairi po përjeton një fazë të re zhvillimi, falë projekteve të mëdha dhe investimeve që tashmë janë të realizueshme me mbështetjen e qeverisë. “Për herë të parë kemi një qeveri që i qëndron pranë Çairit dhe çdo komune. Për herë të parë kemi financa të mjaftueshme për të shtyrë përpara projekte madhore, të cilat deri dje nuk ishin të realizueshme vetëm me buxhetin komunal”, theksoi ai.

Mexhiti u shpreh se bashkëpunimi i ngushtë mes qeverisë dhe komunës do të hapë horizonte të reja për zhvillimin e Çairit, duke sjellë kushte më të mira për qytetarët dhe duke e kthyer këtë komunë në shembull të investimeve dhe mundësive.

“Me këtë mbështetje të madhe, me këtë besim që po na jepni çdo ditë, jam i bindur se fitorja është e jona. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin, bashkë do të fitojmë”, përfundoi kandidati për Çairin. / © POPULLI.mk