14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Izet Zeqiri tërhiqet nga gara për rektor të UNT-së: Mandati im ishte një ideal i shenjtë

Nesër përfundon konkursi “Nënë Terezë” për Rektor të UNT-së. Për mua dy vjet e gjysmë mandat, ishin sa dy ditë e gjysmë. Kohë e shkurtër, megjithatë vizioni im mbi universitetin ishte i qartë, aq sa dhe intensiteti i punës bashkë me vështirësitë. Besoj tashmë punët e kryera do të fliten gjatë kohë.

Shkruan:Izet Zeqiri

Jam kujdesur që gjithë stafi ta besojnë dhe të punojnë për universitetin në kushte kur hamendja ishte më se prezente për këtë institucion. Jam përkushutuar me gjithë qenien time duke punuar mbi parimet e pa kompromista për mua, të ndershmërisë. Dhe rezultati, më lejoni ta them që kam qenë 24/7 i fokusuar në universitetin ”Nënë Tereza”.

Në kohë rekorde dhe me një punë të pandalshme e bëmë universitetin “Nënë Terezë” me shtëpinë e vetë dhe studentët me një kampus siç i ka hije në mes të Shkupit, duke rregulluar objekte tërësisht të shkatërruara të kazermës;

  • Bëmë projektin për kampus të ri, më modern i cili do të fillojë të ndërtohet së shpejti;
  • Vendosëm transparencë dhe qasje të hapur për të gjithë, duke ofruar një ueb faqe e cila, në çdo kohë do të ofrojë informacione mbi punën në universitet;
  • Themeluam zyrën e cilësisë duke vendosur shumë standarde dhe mekanizma të cilësisë;
  • Arritëm të krijojmë një kulturë pune dhe organizacionale siç i ka hije një institucioni të lartë arsimor;
  • Arritëm të rrisim pagat, ku tash UNT ka paga dinjitoze për profesorët dhe administratën;
  • Nëpërmjet shumë donatorëve arritëm të krijojmë Amfiteatro, zyra dhe Biblotekën e UNT-së si tempuj të rëndësishëm për studentët;
  • Themeluam tre fakultete të reja dhe sot UNT është me 8 fakultete; dhe ajo që është me rëndësishme;
  • Rritëm ndjeshëm numrin e studentëve, pothuajse duke e dyfishuar atë.

Unë kam vendosur për arsye personale të mos konkuroj për mandat të dytë! Unë këtë mision nuk e mora për karrierë, por si një ideal të shenjtë, për të bërë më shumë për arsimin shqip në zemër të Shkupit! Për mua kontributi për të rritur cilësinë e jetës dhe për të zhvilluar këtë shoqëri ka qenë i kahmotshëm dhe i pa kompromistë, përgjatë gjithë viteve të mia, në fakt i shkurtër dhe i qartë! Jam i gatshëm të përkrah kandidatët, që ta vazhdojmë punën e nisur. Unë do të vazhdoj të punoj për UNT si profesor dhe si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në RMV. Do të vazhdoj të kontribuoj në shkencë dhe art. /Nistori/

Të ngjajshme

Të fundit