25.8 C
Skopje
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Ja kush do të jetë “mësuesi” i Jasharit te Milani

Ardon Jashari e nis aventurën e tij te Milani me ambicie të mëdha. Mesfushori shqiptaro-zviceran, 23 vjeç, është prezantuar si përforcimi më i ri i “Djallit” dhe ka treguar se objektivi i tij është i qartë: të ndihmojë kuqezinjtë të rikthehen në majë.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi historik. Dua ta ndihmoj Milanin të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për këtë synim. Interesimi i Milanit më bëri menjëherë krenar dhe ishte rruga që doja të ndiqja, një ëndërr që e kam pasur që fëmijë,”  tha Jashari në intervistën e tij të parë si kuqezi.

Mesfushori theksoi se mund të japë kontribut të madh në të dyja fazat e lojës: “Do të ndihmoj skuadrën si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, me pasimin e fundit dhe asistet për shokët e mi. Kam admiruar gjithmonë lojtarë si Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo – teknikë, të fortë dhe kreativë – gjë që përpiqem ta reflektoj edhe unë.”

Një nga emocionet më të mëdha për të është mundësia për të luajtur përkrah Luka Modriç: “Është fantastike! Do të mësoj gjithçka prej tij, brenda dhe jashtë fushës. Ka fituar gjithçka dhe mund të më ndihmojë shumë.”

Për fanellën, Jashari ka zgjedhur numrin 30, një numër që e shoqëroi në fillimet e tij në Zvicër dhe që është i njëjtë me atë që mbajti idhulli i tij, Lionel Messi, në nisje të karrierës.

Të ngjajshme

Të fundit