25.4 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Jakupi thumbon Taravarin: Populli nuk të rrëzon me zhurmë, por të ndëshkon me heshtje!

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Berat Jakupi, ka reaguar me një mesazh reflektues mbi situatën politike në vend, duke theksuar se në politikë, humbja nuk është problemi më i madh, por bojkoti i popullit.

“Sipas Jakupit, humbja tregon se njerëzit kanë zgjedhur dikë tjetër, ndërsa bojkoti është shenjë e humbjes së besimit të qytetarëve ndaj të gjithëve.”

“Në politikë, humbja nuk është problemi më i madh.
Problemi më i madh është kur populli të bojkoton.
Sepse humbja tregon se njerëzit kanë zgjedhur dikë tjetër, por bojkoti tregon se njerëzit nuk besojnë më askënd,”  shkruan Jakupi.

Ai thekson se kur qytetari nuk del të votojë, ai nuk është indiferent, por i zhgënjyer, duke e cilësuar këtë si “formën më të rëndë të ndëshkimit politik”.

“Asnjë fjalim, asnjë arsyetim, nuk e kthen më besimin e atij që ka vendosur të heshtë.
Në fund, populli nuk të rrëzon me zhurmë, por të ndëshkon me heshtje,” përfundon Jakupi në reagimin e tij.