Jasir Asani ka humbur totalisht statusin e tij në kombëtaren e Shqipërisë, duke mos u preferuar asnjë minutë nga trajneri Silvinjo, në dy sfidat e fundit kundër Serbisë dhe Letonisë. Asani ka humbur jo pak edhe nga shkëlqimi i tij në radhët e Guangju. Aventura e tij me ekipin nga Korea e Jugut mund të jetë në ditët e fundit, pasi mediat në Azi shkruajnë se për anësorin kuqezi ka një interesim të fortë nga Japonia.
Jokohama Marinos, një nga klubet më historike në Azi, po kalon një moment shumë të vështirë këtë sezon ku po luftojnë për mbijetesë. Ky status ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit të cilët po kërkojnë për përforcime të menjëhershme në këtë merkato vere. Asani duket profili ideal për të përforcuar repartin ofensivë, për më tepër që kartoni i tij nuk pritet të kushtojë shtrenjtë pasi ekipi i tij, Guangju po kalon një krizë të vërtetë financiare dhe janë të detyruar të shesin për të shmangur falimentin.
Gjithnjë sipas mediave në Azi, Jokohoma dhe Guangju kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm, mbi bazën e 1 milionë dollarëve. Guangju është e detyruar të shes Asanin pasi lojtarit i përfundon kontrata në dhjetor të këtij viti